Petrit Hajdari është kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se PDK-ja është partia e guximit, e vlerave kombëtare dhe e progresit.
“Si pjesë e ekipit të PDK-së, angazhimi im është i qartë: të jem përfaqesuesi juaj në Kuvendin e Republikës se Kosovës, të mbroj interesat tuaja dhe të kontribuoj në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, ka thënë ndër tjerasha ai.
Tutje, ka thënë se Kosova mundet më mirë, duke shtuar se kjo është më shumë se një slogan – një angazhim për një Kosovë më të drejtë.
“Kosova mundet ma mirë! është më shumë se një slogan. Është një angazhim për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të begatë. Vota juaj për numrin 131 dhe për mua si kandidat me numrin 51 do të jetë një hap drejt këtij vizioni”, ka thënë ai.