5.7 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Kandidati për deputet i Nismës i thotë Lutfi Hazirit: “Mos ha..”

Pas Haxhi Hotit, ish-kandidatit për deputet të Nismës Socialdemokrate, që kërcënoi me jetë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, një tjetër anëtar i partisë së Fatmir Limajt ka marrë vëmendje për gjuhë banale të përdorur në rrjetin social Facebook.

Tasim Halabaku, ish-kandidati për deputet të Nismës Socialdemokrate, ka përdorur gjuhë skajshmërisht banale ndaj kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit, në rrjetin social Facebook.

“Mos ha m** Luto”, ka shkruar anëtari i Nismës nga Komuna e Vitisë, në një koment gjatë një emisioni ku po fliste nënkryetari i LDK-së.

Katër ditë më parë, anëtari tjetër i Nismës, Haxhi Hoti ka kërcënuar me jetë Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai, në një koment në Facebook, ka shkruar se “Albin Kurti duhet ta lëshojë Kosovë, ose do të vritet”.

Më pas kandidati për deputet i Nismës e ka fshirë shkrimin, duke thënë se gjithçka ka qenë një gabim teknik. I njëjti ka kërkuar edhe publikisht falje.

Por, ai është arrestuar nga Policia e Kosovës po atë ditë, të dielën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img