Procesi i votimit në Himarë për zgjedhjet vendore në Shqipëri po ndiqet me vëmendje nga Greqia pas arrestimit të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, njëkohësisht anëtar i komunitetit grek.
Pjesëmarrja deri më tani në këto votime është 12%. Po ashtu të shumtë kanë qenë dhe emigrantët që janë kthyer në Himarë për të votuar.
Ndërsa Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka denoncuar se të afërmit e kryebashkiakut dhe njëherësh kandidatit të PS-së në Himarë, Jorgo Goro, po ushtrojnë presion mbi votuesit në qendrat e votimit.