1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kandidati me i votuar i VV-së në Prizren ishte pjesë e shoqatës që AKI-ja e konsideroi të rrezikshme

Ilir Gashi është kandidati më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren në zgjedhjet lokale të 14 tetorit. Ai sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë gjithsejtë 1 mijë e 260 vota.Gjatë fushatës parazgjedhore, Gashi shihet të jetë shumë i afërt edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kreun e Prizrenit, Mytaher Haskukën.

Fotografi e publikuar nga Ilir Gashi ku shihet bashkë me kryeministrin Kurti dhe Haskukën

Por cila ka qenë e kaluara e Gashit dhe cila është historia e tij me organizatën AKEA që shteti e kishte pezulluar si të dyshimtë

Ilir Gashi ka qenë pjesë e organizatës së quajtur Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsimim (AKEA), drejtues kryesor i të cilës ka qenë imami Husamedin Abazi.

Gashi kishte drejtuar degën e kësaj organizate në qytetin e Prizrenit.

Ilir Gashi

Kësaj organizate (AKEA) i ishte pezulluar puna me urdhër të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë dhe me vendim të MPB-së meqë kishte dyshime se e njëjta promovonte ekstremizmin.

Në mesin e organizatave që u ishte pezulluar puna kane qenë edhe 12 të tjera.

Në vitin 2015, Shkordan Manaj, këshilltar politik i Ministrit të Punëve të Brendshme, i kishte thënë Radio Evropës së Lirë se puna e këtyre OJQ-ve është pezulluar meqë është konsideruar se kanë paraqitur rrezik për sigurinë e brendshme dhe të jashtme të Kosovës.

Vendimi ishte marrë bazuar në informacionet e siguruara nga AKI-ja dhe Policia.

“E gjithë kjo procedurë është bërë në pajtim me Ligjin për lirinë e asociimit për OJQ-të, dhe udhëzimin administrativ për regjistrimin dhe funksionimin e organizatave joqeveritare në Kosovë”, kishte thënë Manaj më 2015 për REL.

(Lista e Organizatave Joqeveritare ndaj të cilave Departamenti për OJQ/MAP, me datë 26 tetor 2015, në bazë të kërkesës së Organit kompetent të sigurisë ka marrë vendim për pezullimin e veprimtarisë së tyre: 1. Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim(AKEA); 2. Al-wakaf al Islami; 3. Kalliri i Mirësisë; 4. Sinqeriteti; 5. Çelësi; 6. Pema e Bamirësisë; 7. Kosova Aid Devolopment(KAD); 8. Rinia Istogase; 9. Hektari-He; 10. Njëshmëria; 11. Parimi; 12. Gurma; 13. Mesxhidi Studentor)- publikuar nga REL më 13 shkurt 2016.

Lidhur me organizatën AKEA dhe lidhjet me organizata të dyshimta kishte shkruar edhe kolumnisti i gazetës turke “Todays Zaman”, Emre Uslu, në vitin 2014.  

Uslu në shtator të vitit 2014 kishte botuar një tekst në këtë të “Todays Zaman” ku kishte paraqitur dyshime që TIKA turke të jetë e përfshirë në projekte që ndihmojnë individë të dyshuar për përfshirje në organizatat terroriste si al-Nusra dhe ISIL, dhe lidhjet që TIKA kishte me organizatën AKEA.

“Today Zaman” kishte shkruar edhe për atë se si Hashim Thaçi nuk kishte lejuar hapjen e një medreseje të financuar nga Bilal Erdogan, djali i Rexhep Erdoganit. Kjo medrese siç shkruante “Todays Zaman” ishte ndërtuar nga Asociacioni për Kulturë Edukim dhe Arsim (AKEA) që drejtohej nga Husamedin Abazi, e që me përkrahjen e djalit të Erdoganit kishte arritur të merrte 1.5 milionë dollarë fonde nga Murat Ulker.

Për këto shkrim Uslu ishte arrestuar nga pushteti në Turqi, ndërkohë ishin bastisur edhe zyrat e “Todays Zaman” nën akuzën për lidhje me opozitën.

Edhe gazetari tjetër turk, Abdullah Bozkurt, në vitin 2017 kishte shkruar për atë se si njerëz të lidhur me Erdoganin vazhdojnë të radikalizojnë të rinjtë në Maqedoni, Kosovë.

Në këtë shkrim, Bozkurt ka bashkëngjitur fotografitë në të cilat shihet edhe Ilir Gashi në një takim me klerikun radikal turk, Nurettin Yildiz, gjatë vitit 2012.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img