Pas dorëheqjes së kryeministres britanike, Theresa May, emri më i përmendur për ta zëvendësuar atë është ai i Boris Johnson.
Boris Johnson në të kaluarën ishte ish-sekretar i jashtëm i Britanisë së Madhe.
Në vitin 2016-të, ai erdhi në vizitë në Kosovë në rolin e sekretarit. Johnson kishte thënë se mbështetja e Britanisë ndaj Kosovës është e pakursyeshme.
“Unë pash disa qytete të ndryshme këto ditë… Unë mendoj se Kosova mund të bëhet shembull i mirë për të tjerët së çfarë bota mund të arrij. Unë jam krenar që Britania është një nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.”, ishte shprehur Johnson.
Johnson ka qenë në krye të grupit të 100 konservatorëve rebelë që e bënë të pamundur miratimin në parlament të marrëveshjes që May arriti me Brukselin. Bashkimi Evropian ia ka bërë të qartë Londrës se nuk pranon rinegocim të marrëveshjes, siç kërkon Johnson.