Më shumë se 66% e votave me postë nga diaspora janë numëruar.
Prej kandidatëve që kanë më së shumti vota, vazhdon të befasojë Hysen Çekaj i LDK-së. Ai deri më tash ka marrë mbi 7 mijë vota.
Kurse, Ragip Xhaka, babai i Granit Xhakës, është i treti në PDK, por me pak vota. Ai ka marrë mbi 1 mijë e 300.
Në Vetëvendosje, nuk ka dallim mes kandidatëve më të votuar në Kosovë, dhe atyre në diasporë.