7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kancelari i Austrisë: Kosova është e vendosur që të jetë pjesë e familjes evropiane

Kancelari i Austrisë Karl Nehammer, ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ai në një konferencë për media ka thënë se Kosova është e vendosur që të jetë pjesë e familjes evropiane.

Nehammer theksoi se Kosova ka bërë një rrugë të gjatë dhe të mundishme për të fituar liberalizmin e vizave.

“Kosova e ka vendosur që të jetë pjesë e familjes evropiane. Ka bërë shumë në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Dhe kjo ka qenë një rrugë e mundimshme. Ajo çka më gëzon është që ky rrugëtim do të shpërblehet. Ne së bashku me Kosovën do të përjetojmë liberalizmin e vizave në vitin 2024”, tha Nehammer.

I pari i qeverisë austriake theksoi se dyja vendet kanë një lidhje të veçanta mes tyre.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img