Kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën për media së bashku me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se tema e njohjes së Kosovës është temë që duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë për të cilën Gjermania jep mbështetje ashtu siç ka bërë prej kohësh.
“Kjo do të funksionojë vetëm përmes marrëveshjeve konkrete që do të arrijnë të dyja vendet dhe janë shumë detaje por natyrisht këtu bën pjesë edhe ajo që ka bërë Gjermania prej kohësh pra është njohja e Kosovës. Këto janë tema për të cilat kërkojnë strategji të shkurtra apo të gjata por të gjitha duhet të bëjnë përparime shpejt shpejt prandaj ne japim mbështetjen tonë në këtë drejtim dhe ofrojmë një kuadër në mënyrë që kjo të arrihet”, tha Scholz.
Tutje ai tha se sheh vullnet nga palët për një marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi.
“Ne nuk gjykojmë se kush ka të drejtë por ne ofrojmë mundësinë për të pasur lidership që liderët të ushtrojnë lidershipin dhe kam përshtypjen që vullneti është shumë i madh për të bërë përparime dhe këto gjërta duhet të kihen parasysh përvec. E para është rigjallërimi i Procesit të Berlinit që ka dhënë kontribut në ballkan dhe e dyta është cështja e anëtarësimit në BE dhe të gjithë e dijmë që janë perspektiva realiste dhe ia vlen që të bihet dakord”, tha ai.