1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kancelari gjerman: Nuk do të dërgojmë avionë luftarakë në Ukrainë

Kancelari gjerman ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë, vetëm disa ditë pasi u angazhua për furnizimin me tanke.Në një intervistë me një gazetë gjermane, Olaf Scholz paralajmëroi kundër një lufte ofertash për armë.

Por Ukraina u ka kërkuar vendeve aleate të krijojnë një “koalicion avionësh luftarakë” për të forcuar aftësitë e tyre. Në një intervistë me Tagesspiegel, Scholz tha se fokusi i tij ishte në shpërndarjen e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman.

“Fakti që sapo kemi marrë një vendim për dërgimin e tankeve dhe debati i radhës po ndizet në Gjermani, kjo duket thjesht joserioze”, tha ai.

Të mërkurën, Gjermania u zotua të furnizojë Ukrainën me 14 tanke Leopard 2, pas disa javësh presioni nga aleatët. Pas angazhimit të Gjermanisë për të dërguar tanket, SHBA tha se do t’i siguronte Ukrainës tanket e saj M1 Abrams.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img