4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kancelari gjerman gjatë vizitës në Kiev: Gjermania qëndron krah Ukrainës

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka filluar të hënën vizitën e tij njëditore në Ukrainë, duke u takuar me presidentin e vendit Voldomyr Zelensky në Kiev.

Scholz tha se Gjermani qëndron krah Ukrainës kur bëhet fjalë për kërcënimin nga çfarëdo sulmi rus. Megjithatë, vizita e tij pasoi në kohën kur është ngritur çështja për përkrahjen e vërtetë të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Deutsche Welle, në konferencën për media, kancelari gjerman ka shprehur përkrahjen e Gjermanisë për Ukrainën.

“Gjermania është me ju. Vendi im është impresionuar me lëvizjet demokratike në Ukrainë, dhe mbështet rrugëtimin evropian që ky vend e nisi nga 2014”, tha Scholz.

Ai theksoi se Gjermania i ka dhënë ndihma të mëdha financiare Ukrainës, që të jetë më rezistente nga “ndikimet nga jashtë”.

Madje kancelari gjermani bëri të ditur se gjatë vizitës në Moskës – “do t’ua bëjë të qartë se do të ketë pasoja të mëdha në rast të pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë”.

Të njëjtën kohë Scholz tha se Gjermania “është e gatshme për dialog serioz me Rusinë sa i përket çështje të sigurisë evropiane”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img