8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Kancelari austriak përmend investimet e Turqisë në Kosovë: Ballkani Perëndimor duhet afruar me BE-në

Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë se e konsideron Ballkanin Perëndimor si të rëndësishëm për shtetet e Bashkimit Europian edhe për arsye ekonomike. 

Në këtë drejtim, ai tha se të tilla interesa kanë edhe shtetet e tjera ku përmendi rastin e ndërtimit të aeroportit të Kosovës nga Turqia.

“Ka shumë njerëz në Austri, të cilët mendojnë se mund të vënë në pikëpyetje angazhimin tonë dhe angazhimin tim si kancelar. Më pyesin se pse jeni kaq shumë në favor që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e familjes europiane dhe e Bashkimit Europian, familjes në kuptimin më të pastër të fjalës. Përgjigjja e kësaj pyetje është shumë e thjeshtë – ka një arsye shumë pragmatike. Tashmë jemi në mes të investuesve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, por mos harroni, ka edhe shumë konkurrentë: Republika Popullore e Kinës, Emiratet e Bashkuara Arabe, është po kështu edhe Turqia, e cila ka ndërtuar aeroportin në Kosovë. Jo vetëm falë dashurisë për njerëzit, por edhe për të ndjekur interesa gjeopolitike”, tha ai.

Nehammer ka thënë se kjo është një arsye shumë pragmatike për të shpjeguar angazhimin e tij ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Se rajoni duhet të jetë më afër BE-së është edhe arsyeja e sigurisë. Këtu ai përmendi grupet e rrezikshme në Serbi, por tha se krimi s’njeh përkatës, prandaj ai duhet luftuar. 

Kancelari austriak përmendi edhe shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe çmenduritë që ndodhën gjatë asaj periudhe. Ai tha se popujt e Ballkanit duhet të mësojnë edhe nga historitë e Europës dhe të afrohen mes vete.

“Jemi ndërmjetës të ndershëm kur vjen fjala për sjelljen e vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë ndërkohë që ata merren me të shkuarën dhe me historinë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img