4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kanal 10: Marrëveshja e dakorduar – të mos flasë askush për media

Asnjëri udhëheqës i palëve në negociata nuk do të deklarohet për media sot. 

Kanal 10 mëson nga burime ndërkombëtare se “palët janë pajtuar gjatë bisedave të sotshme në Bruksel që të mos deklarohen për media udhëheqësit e delegacioneve, as Kurti dhe as Vuçiq”

Shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq ka deklaruar se nuk është arritur kompromis ndërmjet Kurtit e Vuçiqit në takimin tre palësh me përfaqësuesin special të BE-së, Josep Borell.

Petkoviq po ashtu ka njoftuar se presidenti serb, nuk do të deklarohet para mediave pas takimit me Kurtin e Borellin.

“Nuk ka kompromis, nuk ka marrëveshje. Presidenti serb, Vuçiq do t’i drejtohet popullit serb me një fjalim shumë të rëndësishëm, ndër më të rëndësishmit në historinë e popullit serb. Vuçiq sonte do të qëndrojë pak më gjatë në Bruksel sepse ka luftuar për paqe”, tha Petkoviq para gazetarëve.

Delgacioni i dialogut Kosovë-Serbi, është larguar nga ndërtesa e Bashkimit Evropian, aty ku u zhvilluan takimet bilaterale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img