Kanadaja do t’u japë viza të përkohshme pesë mijë banorëve në Gaza, sipas një programi të veçantë për të afërmit e kanadezëve që jetojnë në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta, tha ministri i imigracionit i vendit, Marc Miller.
Lëvizja nga Gaza aktualisht nuk është e mundur. Njoftimi kanadez është një veprim përgatitor në rast se njerëzit mund të largohen nga enklava në të ardhmen, raporton The Guardian.