0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kampioni i trefishtë botëror i bashkohet ushtrisë ukrainase

Boksieri i njohur ukrainas, Vasily Lomachenko, është rikthyer për t’i ndihmuar vendit të tij në luftë kundër agresionit të Rusisë, e cila i ka nisur sulmet ndaj shtetit ukrainas qe pesë ditë.

34-vjeçari u raportua se u largua drejt Greqisë, por tani thuhet se është kthyer në Ukrainë dhe i është bashkuar ushtrisë ukrainasve për të luftuar ndaj rusëve.

Lomachenko së fundmi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ku shihet i veshur me uniformën ushtarake të Ukrainës.

“Batalioni i Mbrojtjes Territoriale Belgorod-Dniester është formuar dhe armatosur. Boksieri Vasyl Lomachenko është në mbrojtje”, është mbishkruar në këtë fotografi.

Tre herë kampioni i botës në tri divizione të ndryshme nuk është i vetmi boksier i famshëm ukrainas që ka lënë një jetë luksoze për t’i dalë në ndihmë vendit të tij, pasi pjesë e luftës janë edhe vëllezërit, Wladimir dhe Vitaly Klitschko, e po ashtu edhe personalitete tjera të njohura të jetës publike në Ukrainë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img