Site icon PrishtinaPress

Kamishi relaksohet ne bregdetin Turk

Deputeti i Kosovës z. Bekim Haxhiu ka udhëtuar për në bregdetin e Turqisë  për relaks, ai ka theksuar qe është koha për relaks  pas aprovimit të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe harmonizimit me Ligjin për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pas një pune tē sukseshme në dobi të sportit dhe angazhimeve te shumta në Komisionin për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale, dhe në Komisioni Hetimorë për PTK-në.

Më poshtë postimi i Deputetit Haxhiu ne FB:

Koha për pak relaks ????
Pas aprovimit të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe amendamentit 5 të propozuar nga unë, u arrit që të bëhet harmonizimit me Ligjin për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me këtë përfundimisht do të filloj edhe funksionalizimi dhe zbatimi i Ligjit për Sponsorizime.
Pas një pune tē sukseshme në dobi të sportit dhe angazhimeve te shumta në Komisionin për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale, dhe në Komisioni Hetimorë për PTK-në.
Unë nga dita e hënë, ndava disa ditë për pak pushim me familjen time, ???? po besoj pushim i merituar????????

Exit mobile version