Kuvendi i Kosovës ka publikuar sot shpenzimet e udhëtimit të deputetëve për 10 vite, nga viti 2011 deri në vitin 2021.
Në total, deputetët e Kuvendit kanë shpenëzuar 1 milion e 158 mijë e 70 euro gjatë kësaj periudhe.
Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu i cili vjen nga Komuna e Skënderajt nuk e ka kursyer buxhetin e shtetit për udhëtimin e tij, shkruan “Jepi zë”.
Ai ka marrë nga shteti plot 11 mijë e 660 euro për shpenzimet e naftës.
