Ish nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu ka përcjellur stërvitjen e fundit të përfaqësueses së Kosovës në Shkodër në prag të ndeshjes Kosovë – Islandë. Ai u ka uruar fat futbollistave tanë duke besuar në fitore ndërsa për ndeshjen që po luhet në Shkodër e jo në Kosovë ka akuzuar ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit e sidomos ministrin Kujtim Shala, sic thot ai për për neglizhencë, paaftësi dhe abuzim në punë.
Lexoni reagimin e tij të plotë:
”Kombëtarja e Kosovës sot përfundoj stërvitjen e fundit në Shkodër në prag të lojës Kosovë – Islandë. Pothuajse pas një viti të pranimit në UEFA dhe FIFA, nga ekipi ynë kombëtarë nesër presim fitoren e parë. Organizimi i ndeshjes do të ishte më i lehtë sikur loja të zhvillohej në Kosovë, dhe fitorja do të ishte më e ëmbël .