3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kamishi – Millakut: Shko qiti çaj UDB-s në shtëpi

Ka eskaluar situata në Komisionin për Shëndetësi, në momentin kur deputeti i PDK, Bekim Haxhiu dhe Drita Millaku deputete e Vetëvendosjes, u konfrontuan verbalisht, derisa kjo e fundit e quajti SHIK deputetin Haxhiu, i cili iu kundërvu Millakut se unë jam krenar qe kam qenë SHIK-un,  e jeni UDB-ja e Serbisë.
E gjithë kjo situatë erdhi kur u përmend emri i Mahmut Çamak për rastin Stenda i cili vazhdon punën, për të cilin Haxhiu tha se është expert i kardio-kirurgjisë, është profesionisti shēndetsisë dhe nuk duhet etiketohet pa dhanë Gjykata verzionin pëfundimtar, madje i tha Millakut që përmendi emrin e profesionistit Camaku më mirë është të mos licensohen qendrat e masazheve tē cila viteve të fundit po lulëzojnë.
Ndër të tjera Haxhiu pyeti edhe inspektoratin shëndetsorë se si po licencohen qendrat e masazheve për ofrim të shërbimit shëndetsore apo relaxi e qefi.
Ndërsa Drita Millaku e quajti SHIK Bekim Haxhiun duke i thënë se ai nuk ka nevojë me ju drejtua asaj madje ajo tha se njeri që vjen prej SHIK-ut si person i UDB-së e SHIK-ut është i vogël me bo këso vlerësime.
Menjëherë ja ktheu Haxhiu duke i thënë se jam krenar që kam qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës. “Jam i vogël a i madh e di unë, edhe Serbia edhe edhe familjarët e tu që kanë bashkëpunuar me Serbinë ju kemi tregu që jemi të mëdhenj. Jam i lumtur që kam qenë pjesë e një shërbimi informativ dhe pjesëtar i UÇK-së dhe Levizjes Studentore”, ka thënë Haxhiu.
Në mes toneve të Drita Millaku kur i thoshte Haxhiut se ti je SHIK ky i fundit ja kthej duke i thënë se ti UDB-në e ke në shtëpi, dhe shko qiti çaj te shpija.
Në fund deputetja Millaku, tha se do të padisë deputetin Haxhiu për shpifje.
Derisa Haxhiu me injirancë i thoshte qe ta merr avokat te mirë./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img