-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Kamishi” kërkon edhe dorëheqjen e këtyre ministrave

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij brenda Federatës së Futbollit të Kosovës pasi konsideron se e ka përmbushur misionin e tij, pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA.
“Me mish, shpirt e zemër jam me sportin. Mirëpo pas pranimit në FIFA dhe UEFA misioni është përmbushur, ndaj detyrat e mia janë ndaj votuesve”.
“Menjëherë pas pranimit në këto dy organizata i kam ofruar dorëheqjen kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës. Por pas insisitimit të tij për të vazhduar bashkëpunimin edhe për pak kohë, sidomos në organizimin e ndeshjeve, kjo ka ndodhur tani. Misioni im atje ka përfunduar me pranimin në këto dy organizata”.
Ai ka deklaruar se ka qenë një nga barëtsit e procesit të anëtarësimit të futbollit kosovar në këto dy organizata, edhe kur ka qenë shumë e vështirë edhe të mendohet në atë drejtim, njofton Klan Kosova.
“Në fillim të vitit 2008 kam filluar ndryshimet në federatë dhe kam qenë një prej bartësve të këtij procesi. Mendoj që ai vizion imi dhe i bashkëpunëtorëve është realizuar. Ne kemi qenë shtytës, mbështetës dhe përkrahës në cdo kohë”.
“Ata që tani e shohin përfaqësuesen tonë tani presin rezultate më të mira. Por këto vite nuk kanë qenë aspak të lehta. Në vitin 2008 neve nuk na është njohur as kartoni i transferimit të lojtarëve”.
“Unë do të jem me FFK-në, do ta mbështes, në vecanti në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa sa i përket tri ndeshjeve të para, përgjegjësia për ndryshime u takon njerëzve udhëheqës. Nuk më takon mua që si ish zyrtar i federatës të interferoj. Por natyrisht që ne nuk kemi qenë të kënaqur me rezultatet në Shkodër dhe Poloni”.
Haxhiu ka theksuar se nuk mund të pajtohet me faktin që përfaqësuesja ndeshjet si vendas t’i luajë në Shqipëri, duke kërkuar tërthorazi dorëheqje nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.
“Debati i parë në Kuvend të Kosovës për sportin është bërë me iniciativën time, nga i cili kemi nxjerrë disa rekomandime: ligji për sponsorizim, kundër huliganizmit dhe për objekte sportive. Po të isha ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të luhej ndeshja e parë si vendas jashtë vendit, do të dorëhiqesha”.
“Nëse ndeshja e ardhshme si vendas në vitin tjetër prapë luhet jashtë vendit, atëherë minsitri Shala duhet të dorëhiqet”.
“Ka ngecje në shumë fusha, ndaj unë jam kritikues ndaj ministrave të ndryshëm, jo vetëm ndaj ministrit të Kulturës. Kam kritikuar edhe ministrin e Shëndetësisë, atë të Arsimit, e të tjerë. Mendoj që pozita ka kuadra të mjaftueshëm për të qeverisur, nëse dikush nuk ia del të qeverisë mirë”.
Ai ka komentuar edhe akuzat për punësime partiake, duke thënë se kërkesat e njerëzve janë të mëdha, dhe është e vështirë që t’u thuash jo.a
“Njerëzit thërrasin dhe nuk mund t’u thuash që nuk mund ta bëj këtë gjë, sepse nuk ta japin votën më. Më pas është cështje e jotja nëse e përcjell apo jo atë porosi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img