2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Kamishi: Ja çka duhet të bëjnë Behrami, Shaqiri e Xhaka që të luajnë për Kosovën

Bekim Haxhiu insiston se Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhak, Shani Tarashaj e të tjerët, ende kanë mundësi që të luajnë për Kosovën

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhak, Shani Tarashaj e të tjerët ende kanë mundësi të luajnë për Kosovën.
Ai tha se atyre u duhet vetëm vullneti dhe të ndjekin procedurat e FIFA’s.
“Ende ka mundësi që të bëhet kërkesë dhe ata të luajnë për Kosovën, duhet vetëm vullneti i tyre. Behrami, Shaqiri, Xhaka dhe Tarashaj luajnë në Angli dhe ata mund të bëhen bashkë, të mbajnë një konferencë për media dhe të shprehi dëshirën për të luajtur për Kosovën. Pastaj të bëjnë kërkesë në FIFA dhe ne do të plotësojmë të gjitha dokumentet tjera”, tha Haxhiu për Express.
Ai tha se FIFA nuk merret me supozime, me atë se çfarë mund të ndodhë, por Komisioni shqyrton vetëm kërkesat faktike.
“FIFA pastaj merret me kërkesat e tyre, pasi Komisioni nuk merret me supozime, por me kërkesa faktike. Xherdani, Graniti, Valoni e të tjerët kanë status të njëjtë sikurse Ujkani, Meha e Rashica dhe gëzojnë të drejtën të vijnë dhe të luajnë për Kosovën, u duhet vetëm vullneti”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img