Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i është kthyer sërish kryeministrit Kurti, lidhur me deklaratën e tij për të, se “vetëm një person me doktorraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi”.
Haxhiu ka thënë se e njeh Kurtin qysh kur kanë qenë studentë, e sot ai ka PhD, e Kurti është vetëm me studime themelore.
“Për mua që e njoh Albin Kurtin që nga Unioni i Studentëve të vitit 1997, të dy atëherë studentë, unë sot me PhD, ky me studime themelore, e kuptoj qëllimin e tij, që është tensionimi, polarizimi për me blloku një kërkesë të qytetarëve”, tha Kamishi, derisa dha arsyet për ta votuar këtë projektligj.
Ndryshe, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij se është kundër Projektligjit për Tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit. Kjo pasi, sipas tij kjo politikë e “rrënon sistemin pensional”.
Sipas Kurtit vetëm 10 për qind e qytetarëve do të përfitojnë nga tërheqja e Trustit.
“Çfarë ndodh me 5 për qind e qytetarëve që janë të varur nga skemat sociale”, ka pyetur Kurti.
Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e tij i ka ndihmuar shumë kategori shoqërore, duke përfshirë fëmijët, gratë lehona, fermerët etj.
Kurti po ashtu ka thënë se propozimi për tërheqjen e Trustit po vjen nga ata që nuk janë të varfër.