Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Maxhunaj ku një kamion dyshohet se ka goditur për vdekje këmbësorin 56 vjeçar.
Viktima raportohet se ka humbur jetën në vendngjarje.
Kamioni i cili ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Rastin për Paparaci.com e ka konfirmuar edhe Avni Zahiti nga policia e Kosovës.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin. /Paparaci.com/