Site icon PrishtinaPress

Kamioneta futet ilegalisht në Kosovë, gjenden mallra me prodhim të Serbisë

Policia dje në Joshanicë të Leposaviqit  e ka ndaluar një kamionetë që dyshohej se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Serbia.

Në raportin 24 orësh thuhet se gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mallra të ndryshme ushqimore prodhime të Serbisë.

Kamioneta se bashku me mallrat i janë dorëzuar doganës, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

 

 

Exit mobile version