Site icon PrishtinaPress

Kameramani i “EO”: Është detyra jonë të insistojmë për xhirimin e ngjarjes, jo të marrim urdhëra shtetërorë

Kameramani i agjencisë ‘Ekonomia Online’ Albion Selitaj që u arrestua dhunshëm gjatë kryerjes së detyrës nga njësia speciale e policisë së Kosovës ka folur për ngjarjen pas lirimit nga arrestimi.

Ai tha se si kameraman ka të drejtë me ushtru detyrën e tij dhe se njësia speciale është sjellë tepër vrazhdë.

“Unë kam të drejtë me ushtru detyrën time si kameraman, nuk është detyrë e imja me u frikësu prej policisë qëllimi ka qenë me përcjellë ngjarjen. Për njësinë speciale janë sjellë tepër vrazhdë, qëllimi s’ka qenë me na nxjerr neve mediave jashtë. Rezistenca ime ishte me na leju me kry punën tonë me xhiru ngjarjen unë s’pata me policinë, unë vi me xhiru asgjë më shumë ata insistiojshin me dalë jashtë.Në atë insistim kanë reagu tepër shpejtë dhe e konsideruan se po e pengojmë punën e policisë, por trajtimi ka mundur të jetë më adekuat”, tha ai. 

Selitaj tha se në stacionin policor në Suharekë policia ka pasë sjellje korrekte.

“Arrestimi ka qenë shumë i shpejt, ndërkaq policia në Suharekë kanë qenë shumë korrekt dhe më kanë trajtu mirë në stacionin e këtij qyteti. Ne si gazetarë dhe kameramanë e kemi për detyrë me xhiru ngjarjen jo me marrë urdhëra shtetërorë”, u shpreh ai.

Exit mobile version