Home Lajme Kamenicë, arrestohet një person për vjedhje gjatë korrikut dhe gushtit

Kamenicë, arrestohet një person për vjedhje gjatë korrikut dhe gushtit

Një person është arrestuar dje në Kamenicë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Dëmtim i pasurisë”.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të veprave penale, raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në qytetin e Kamenicës.

Intervistimti i të dyshuarit është bërë në prezencë të avokatit mbrojtës, ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.

Exit mobile version