1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kamenica do të bëhet me kuzhinë popullore për 2,500 nxënës

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëfinancimi me drejtuesin e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka bërë të ditur se memorandumi në fjalë ka bëtë me ndërtimin e një Kuzhine Popullore për të mundësuar shpërndarjen e ushqimit për 2,500 nxënës.

Projektit në fjalë menjëherë pas nënshkrimit i është vendosur gurthemeli,

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe deputetja e VV-së, Fitore Pacolli.

Sipas Kastratit, “ky projekt do të sjellë një ndryshim të madh për nxënësit e komunës, si dhe duke siguruar ushqim të përditshëm për ata që kanë nevojë”.

Kjo kuzhinë do të menaxhohet nga Komuna e Kamenicës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img