0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është shprehur se situata është qetësuar pas thirrjes së SHBA-së ndaj Serbisë për tërheqjen e trupave.

Në një intervistë për Euronews Albania, teksa ka komentuar deklaratën e presidentit serb, nënvizoi se ekziston mundësia që Aleksandër Vuçiç të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Nisur nga kjo ai ka pasur një thirrje për ndërkombëtarët.

“Ushtria serbe ka qarkulluar dy ditë në rrugët tona por më vonë janë tërhequr. Pas qëndrimit zyrtar të SHBA, duket se gjërat po shkojnë drejt normalizimit. Nuk vërehen lëvizjes ushtarake. Nuk kishte asnjë arsye që të përmendet Lugina e Preshevës dhe mundësia e përfshirjes së elementëve kriminale në sulmin në Veri, pasi aksionin e Banjskës e ka realizuar policia e Kosovës”.

“Këtu ekziston mundësia që Vuçiç po përgatitet për ndonjë hakmarrje ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës, prandaj unë bëjë thirrje SHBA, dhe ambasadorëve të QUINT-të që të parandalojnë çdo lloj sulmi nga Vuçiç”, u shpreh ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img