Site icon PrishtinaPress

Kamberi thotë se Policia i ka liruar aktorin dhe drejtorin e Shtëpisë së Kulturës së Bujanocit që i ndaloi dje

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se është liruar drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc Jetmir Ismaili dhe aktorin Gani Veseli, të cilët u ndaluan dje nga policia serbe.

Ndalimi i tyre u bë një ditë para premierës së dy filmave që ishin planifikuar të shfaqeshin sot. Shfaqja e filmave “Heshtje vret” dhe “I pabesi” ishin të financuar nga Qeveria e Kosovës.

Për këtë ndalim, Kamberi ka reaguar duke e quajtur si “sulm ndaj kulturës, traditës e identitetit kombëtar”.

Për këtë ka reaguar edhe Këshillin Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Pas ndalimit nga policia të aktori Gani Veseli dhe drejtorit të shtëpisë se Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili pas paralajmërimit të premierës për shfaqjen e tyre sot në ora 19:00h. Kujtojmë që këto projekte janë mbështetur në Këshillin Kombëtar Shqiptar përmes financimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të ekranizuar tregimet popullore autentike të Luginës”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, Kamberi tha se në cilësinë e deputetit do t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të kërkuar për këtë dhe se do t’i njoftojë të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare.

Deklarimi i plotë i Kamberit:

Jemi mirë. Jemi liruar nga organet e policisë në Bujanoc. Filmat nuk do të mbahen deri me një kohë të pacaktuar.

Viti 2023.

Vendi Bujanoc. Ballkani Perëndimor.

Policia dhe shërbimi në aksion.

Qëllimi: Sulm ndaj kulturës, traditës e identitetit kombëtar

Autorët gjysmë të njohur.

I paqartë është motivi i angazhimit kaq të madh i policisë në Bujanoc për të marrë në bisedë informative dhe për të ndaluar premierën e dy filmave të aktorëve shqiptarë një ditë para se ata të shfaqen.

Edhe më e paqartë është frika që ata kanë nga përmbajtja e filmave që as nuk i kanë parë.

Parandaluan premierën për pretendimin rreth përmbajtjes në vend që të lejonin që përmbajtjen ta mësojnë nga premiera.

“Heshtje vret” dhe “I pabesi” janë emrat e dy filmave të ndaluar.

E emrat e tyre sikur na dërgojnë edhe porosi.

Për të mos na vrarë heshtja duhet të flasim e veprojmë. Prandaj në cilësinë e deputetit popullor do të i drejtohem institucioneve përgjegjëse për të kërkuar sqarime rreth këtij veprimi të shëmtuar dhe do të njoftojë të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare për veprimet që ushtrohen ndaj shqiptarëve të Luginës.

Filmat do t’i shohim.

Në premierën edhe më të madhe se sa do të ishte kjo e sodit.

Exit mobile version