Site icon PrishtinaPress

Kamberi takohet me Escobarin

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar sot me të dërguarin special nga SHBA-të për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Në këtë takim ata diskutuan për trajtimin dhe kërkesat e shqiptarëve të Luginës, ashtu siç i shohin marrëveshjet për paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

‘’Në takim me të dërguarin special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor’’, ka shkruar Kamberi në llogarin e tij Facebook.

Exit mobile version