4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kamberi “shpëtimin” e Luginës e sheh te marrëveshja Kosovë-Serbi

Kryetari i grupit të vetëm opozitar në parlamentin serb, Shaip Kamberi ka kritikuar politikën e presidentit Aleksandar Vuçiqi ndaj shqiptarëve në Jug të Serbisë.

Sipas tij, Vuçiqi po i diskriminon shqiptarët në të drejtat e tyre ekonomikisht, gjë që po ndikon në largimin e të rinjëve nga Lugina e Preshevës.

Kamberi theksoi se edhe pse shqiptarët, shumë shpesh kanë firmosur marrëveshje me Qeverinë e Serbisë, kanë shprehur gatishmëri për integrim në Serbi, por sipas tij, nuk ka pasur shumë lëvizje.

“Po e kemi theksuar shumë herë se diskriminim shtetëror të cilin Serbia e ka filluar në fundin e viteve të 90-ta të shqiptarëve në shumë sfera vazhdon edhe sot. Pavarësisht faktit se ne jemi në një proces politik, një dialogu të heshtur me dialogun e Beogradit që nga përfundimi i luftës së UQPMB-së”.

“Megjithatë shumë komponentë të një plani të përbashkët që ishte aprovuar me 2001. Me marrëveshjet e vitit 2009 dhe 2013 nuk po realizohen. Kjo sjellë një situatë të pashpresë sidomos për mosnjohjen e diplomave për mungesë të integrimit të mjaftueshëm dhe problemet e shumta në sferën e arsimit por sidomos edhe në sferën e ekonomisë një perspektivë ekonomike që ndikon në largimin e të rinjve nga lugina e Preshevës”, tha ai për Ekonomia Online.

Madje ai ka kërkuar që çështja e shqiptarëve në Jug të Serbisë të përfshihet në dialogun Beograd-Prishtinë, që sipas tij pa përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës konsiderohet e mangët.

“Është moment i fundit, që Serbia është një shtet që po dialogun me BE-në ka hapur disa kapituj për bisedime për tu bërë pjesë e familjes evropiane, të ndryshojë qasjen ndaj komuniteteve sidomos ndaj shqiptarëve në mënyrë që të arrij t’i përmbushë ato standarde”.

“Për neve do të jetë e rëndësishme që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me një marrëveshje dy paleshe por mendojmë se ajo marrëveshje nuk do të ishte e plotë nëse nuk trajton edhe pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne kemi marrë pjesë në shumë bisedime dhe në një dialog të stërzgjatur me Serbinë”.

“Andaj mendojmë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të duhet që të jap përgjigje për shumë çështje por edhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës sepse përndryshe do të konsiderohej e mangët”.

Tutje ai ka thënë se edhe çregjistrimi i shqipatërëve në Luginën e Preshevës po bëhet me qëllim të spastrimit etnik.

“Është një proces diskriminues të cilin Serbia po e zbaton sidomos në masë masive në komunën e Medvegjës atje ku shqiptarët janë shpërngulur gjatë viteve 1999-2000, por që tash po legalizohet një spastrim etnik i cili ishe filluar me vendosjen e forcave militare serbe pas tërheqjes së tyre nga Kosova”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img