0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kamberi për Sanduloviqin: Policia serbe po merr përsipër të eliminojë kundërshtarët politik të regjimit

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dënuar dhunën brutale ndaj politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, i cili raportohet se ka mbetur i palëvizshëm pasi u rrah rëndë nga shërbimi sekret serb.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kamberi ka thënë se ky është edhe një tjetër rast që dëshmon se të pranosh realitetin e ekzistimit të shtetit të Kosovës dhe fajin për gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë, do të sulmohesh në mënyrën më brutale nga vetë institucionet e shtetit.

Sipas tij, Serbia po shndërrohet në shtet policor dhe Policia po merr përsipër të eliminojë kundërshtarët politikë të regjimit.

Serbia që moti nuk është demokraci, ajo, tani,  po kalon edhe kufijtë e autokracisë, ajo po shndrrohet në shtet policor, sepse policia po merr përsipër të eliminojë kundërshtarët politik të regjimit dhe të idesë së “Botës serbe”.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të vetmen mënyrë komunikimi me kundërshtarët politik e ka agresivitetin.

Ndërsa, ideologjia mbizotruese e regjimit në Serbi akoma mbetet albanofobia, është për tu habitur fakti që opozita, ajo që e quan veten “proevropiane” nuk ka asnjë reagim lidhur me rrahjen brutale të një opozitari.

Regjimi dhe opozita në Serbi e kanë një gjë të përbashkët: Albanofobia është e karakteristikë e dyve”, shkroi Kamberi.

Ndryshe, politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, është rrahur brutalisht nga shërbimi sekret serb.

Sanduloviqi thuhet se ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA).

Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img