Site icon PrishtinaPress

Kamberi në protestë: Qeveria në Beograd po refuzon të respektojë të drejtat tona

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë që Beogradi zyrtar po refuzon t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve.

Ai këto fjalë i tha në protestën e shqiptarëve të Luginës kundër trajtimit nga qeveria serbe, raporton EkonomiaOnline.

“Jemi këtu sepse Qeveria në Beograd po refuzon të respektojë të drejtat tona, po refuzon të na integrojë në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, ka thënë Kamberi.

Exit mobile version