Site icon PrishtinaPress

Kamberi: Çështja e shqiptarëve të Luginës do të shkaktojë vazhdimisht tensione në mes dy shteteve

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar përfshirjen e çështjes se shqiptarëve të Luginës së Preshevës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Kamberi ka thënë se parimet që përdoren për këtë marrëveshje duhet të jenë universale.

Sipas tij, nga kjo marrëveshje nuk duhet të përfitojnë vetëm serbët e Kosovës.

Kamberi ka thënë se nëse problemi i shqiptarët të Luginës nuk zgjidhet me këtë marrëveshje, kjo çështje do të shkaktojë vazhdimisht tensione në mes të dy shteteve.

“Po dhe vazhdojmë të kërkojmë edhe më tej këtë. Një marrëveshje me Serbinë do të bazohet në parimet që do të vendosen, sidomos për respektimin e të drejtave të komuniteteve. Ajo që kërkojmë ne është që këto parime të kenë vlerë universale, e jo të përcaktohen vetëm për një pjesë të Kosovës. Marrëveshja Kosovë-Serbi, duhet të trajtojë çdo çështje diskutabile mes dy shteteve. Gjendja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është një çështje e cila do të shkaktojë tensione mes shteteve, prandaj, ajo edhe duhet të trajtohet me këtë marrëveshje”, ka thënë Kamberi.

Exit mobile version