10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kamberi: Çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, nëse Serbia vazhdon me trajtimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me metoda të një diskriminimi perfid, e i cila po shkon deri në skajshmëri duke e zbrazur Luginën e Preshevës nga rinia shqiptare.

Liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës ditë më parë u pritën në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku kërkuan që çështja shqiptare e Luginës të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

Shaip Kamberi tha në “RTK Prime” se kanë marrë zotim nga Gabriel Escobar që ai do t’i sugjerojë kolegut të tij evropian Miroslav Lajçak, një takim me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës.

“Kemi marrë zotimin nga Escobar se do të bisedojë me Lajçakun dhe do t’i sugjerojë një takim me ne. Ne edhe ashtu i kemi bërë kërkesë për takim dhe presim që kësaj radhe të ketë përgjigje pozitive, pasi çështja e Luginës pashmangshëm duhet të jetë temë e bisedave”, ka theksuar Kamberi.

Ai ka thënë se gjatë takimit me Escobar e përsëritën qëndrimin e tyre se është e papranueshme që zyrtarët e BE-së të takohen me liderët serbë të veriut të Kosovës që janë në listën e zezë amerikane, ndërkohë që mohohet çfarëdo takimi me përfaqësuesit shqiptarë.

Kamberi tutje ka thënë se kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjatë takimeve në Departamentit e Shtetit në Uashington ka qenë përfshirja e çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë – Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img