Home Botë Kamala Harris dhe Donald Trump përballen për herë të parë në debat...

Kamala Harris dhe Donald Trump përballen për herë të parë në debat për garën presidenciale

Kamala Harris dhe Donald Trump kanë pasur një debat të zjarrtë 90-minutësh në Filadelfia – i pari i tyre për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në ShBA.

Pasi shtrënguan duart – ishte hera e parë që u takuan – dyshja debatuan politikën përpara se të kalonin në sulme më personale, raporton BBC..

Harris tha se njerëzit largohen herët nga mitingjet e Trumpit “nga lodhja dhe mërzia”, ndërkaq ai ia ktheu se njerëzit nuk shkojnë fare tek ajo.

Trump kritikoi të dhënat e Harrisit për imigracionin dhe kufirin, si dhe ndryshimin e pozicioneve të saj politike, ndërsa ajo e fajësoi atë për “ndalimin e abortit Trump” dhe për sulmet e 6 janarit në Kapitol të  ShBA-së.

Sondazhet e parakohshme sugjerojnë se Harrisi fitoi debatin, por Trump tha më pas se ajo “humbi shumë keq”.

Exit mobile version