Site icon PrishtinaPress

“Kam me të qitë në media. Ti s’ki me kanë ma shef këtu”, realizohet lutja e qytetarit për gjinekologun vushtrrias

Dy ditë më parë, një familjar i një pacienteje në Spitalin të Vushtrrisë u përplas keq me tashmë ish- shefin e Repartit të Gjinekologjisë, Blerim Feka. Qytetari kishte dashur që ta vizitojë vajzën e tij e cila ishte bërë operacion, mirëpo ishte ndaluar nga doktori Feka.

Por, dy ditë pas lutja e qytetarit për largimin nga puna të gjinekologut Blerim Feka u realizua. Kjo ndodhi pas publikimit të videos në media.

Në videon që u bë virale në rrjetet sociale dëgjohet qytetari duke i thënë se: “Ti s’e meriton me qenë shef i repartitKam me te qitë në media. Ti s’ki me kanë ma shef këtu”.

Sot, shefi i Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë, Blerim Feka dha dorëheqje nga pozita e tij dhe nga detyra e mjekut në këtë spital, pas kësaj përplasjes verbale me qytetarin.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë, përmes një përgjigjeje me shkrim.

Dr. Blerim Feka, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra e mjekut specialist dhe e ka njoftuar Spitalin për shkëputjen e Kontratës së punës për arsye personale”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Kujtojmë se, familjari në video ndëgjohet duke i thënë Fekës se është duke dashur të hyjë brenda vetëm ta shohë vajzën pasi është bërë operacion, derisa më tutje i drejtohet se nuk është në rregull si shef i repartit me bë këso sjellje.

A është në rregull ti si shef i repartit me ba kësi sjellje. Unë e kam fminë smut o burrë. Unë po du me hi me pa fminë, ti po i bërtet një gruje që është tu fol drejtpërdrejtë me. Ajo e ka cikën mrena që e ka ba operacion e ka problem me frymëmarrje, e ti po bërtet në mes të sallës. A është në rregull doktor. Shef i Repartit i thu vetes”, dëgjohet duke thënë qytetari në videom derisa janë brenda në koridor të spitalit.

Më tej zënka e tyre vazhdon jashtë, derisa familjari ndëgjohet duke i thënë Fekës se po don vetëm ta shohë fëmijën e tij të sëmurë.

Më pas situata fillon të dalë jashtë kontrolli kur shefi i repartit të Gjinekologjisë, Blerim Feka, tenton t’ia largojë telefonin familjarit i cili po e incizonte.

Kënd po e inicizon ti rrugës”, dëgjohet duke thënë Feka.

Hima hima, unë babën e kom polic. Qetash ti thirri Policinë. Ti s’e meriton me qenë shef i repartit. Kam me te qitë në media. Ti s’ki me kanë ma shef këtu”, ndëgjohet duke i thënë familjari.

https://www.prishtinapress.net/wp-content/uploads/2022/10/v09044g40000cd2vf33c77u5ms4q2cq0.mp4
Exit mobile version