3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Kam mall për të, por…”- Çfarë ndodhi pas ndarjes për xhelozi të Olsi Bylykut dhe Egli Takos

Ndarja e Olsi Bylykut me Eglin ka shoqëruar ndjekësit për javë me rradhë. Pas 4 vitesh së bashku, dyshja i dha fund, por për ndjekësit nuk ka mbaruar këtu. Duke e shndërruar këtë histori në një telenovelë të mirëfilltë, detaje të ndryshme që kanë qarkulluar, kanë “detyruar” jo rrallë protagonistët që të reagojnë në lidhje me këtë ndarje.

Për herë të parë ka folur Egli, ndonëse ende nuk e ka zbuluar shkakun që i çoi në ndarje. Ndërsa shprehet se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo thekson se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive.

Mendoj se kishte ardhur koha të lëmë pas gjithë gjënë që ndodhi dhe t’i rikthehemi normalitetit. Jam mirë, jam shumë mirë, ka qenë një periudhë ndryshe, kam njohur veten time, jam falënderuese që ndodhi si moment sepse s’do e kisha njohur asnjëherë këtë anë timen nëse s’do gjendesha përballë gjërave që kanë ndodhur, kam vendosur të eci me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe është çdo gjë për mirë.

Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mire, jam e lumtur”, u shpreh Egli.

Në lidhje me impenjimet, ajo tha se ka disa projekte që po merret këto kohë, ndërsa ka vendosur të bëjë një shkëputje nga muzika.

Me muzikën kam menduar të bëj një shkëputje, nuk e di nëse do të jetë e përhershme apo e përkohshme, momentalisht dua të shkëputem, çdo projekt që bëj do të interpretohej si shfrytëzim i momentit, çdo material muzikor do përdorej apo keqpërdorej”.

Lidhur me videon që qarkulloi në rrjete sociale, ku ajo dukej me një djalë, Egli tha se ai është një shok shumë i mirë.

Ai është një shok shumë i mirë i imi që i përkasim të dy botës së fittnesit. Ai më ka ndihmuar me shumë informacion, është një njeri që e kam pasur shumë pranë vetes”.

Kujtojmë se disa javë më parë Egli Tako dhe Olsi Bylyku i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Edhe artisti ka komentuar më parë ndarjen nga Tako, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në “Top Channel”. Mes emocioneve të shumta, aktori pranoi se ka një çarje mes çiftit dhe tregoi se faji nuk ka qenë i asnjërit, por rrethanat ishin të tilla.

Intervista që këngëtarja, Egli Tako zhvilloi pas ndarjes së saj me reperin, Olsi Bylykun bëri një zhurmë në media. Nga ana tjetër, Olsi Bylyku ka ardhur me disa projekte të reja muzikore, të cilat kryesisht merren si një dedikim për ish të dashurën e tij dhe duket se për këtë Olsi ka një përgjigje.

Pak ditë më parë ai ka shpërndarë disa postime në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, ku ka sqaruar njëherë e mirë se këngët e publikuara në fakt nuk janë një dedikim për Eglin dhe se ai nuk ka përfituar aspak nga kjo situatë. Duket se xhelozia e dyshes ka sjellë një ndarje jo të lehtë për çiftin.

Në atë çfarë kuptohet mes rreshtave, Egli është ajo që ka marrë vendimin final për t’u ndarë nga aktori. Një ndarje kjo që ka përfshirë edhe familjarët e të dyve. Ishte pikërisht kjo shenja e parë e ndarjes, ku Egli nuk uroi mamanë e Olsit për ditëlindje.

Që atëherë raportet e tyre morën një kthesë tjetër, ku lidhja e konsoliduar u shndërrua në një kujtim, por edhe në një telenovelë për shtypin rozë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img