Vesa Vllasaliu është një prej banorëve që po merr vëmendje të madhe gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova 2.
Së fundmi, Vesa ka zbuluar se ajo ka një jetë luksoze në Zvicër, posedon një makinë me vlerë 200 mijë euro e banesë të saj.
Këtë ajo e zbuloi gjatë një bisede me Ledin, duke i komentuar deklarata e Gani Gërmisë, i cili u shpreh se pasi të dalë nga BBVK po e pret një kontratë me vlerë 200 mijë euro.
“Kur u qu (Gania) e tha unë kur të dal kam kontratë 200 mijë, unë në atë moment desha të them unë kam makinën 200 mijë, banesën e kam, e të gjitha, a po fryhem unë tash si ti, desha t’i them ngadalë se ka këtu njerëz që kanë para po nuk flasin”, ka thënë Vesa.