4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në Big Brother VIP Albania

Kiara Tito ka “shpërthyer” mbrëmjen e djeshme, pas spektaklit dhe është shprehur se nuk duron dot më që “t’i hipin mbi shpinë”.

Gjatë një bisede me Ronaldon, Kiara shprehet e indinjuar për sjelljen e banorëve dhe veçanërisht Efin, me të cilën kishte një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore para se të eleminoheshin nga BBV.

Me rikthimin e tyre në shtëpi u vu re edhe një krisje e marrëdhënies, dhe shkak për këtë u bë një video e Efit e cila i dilte në mbrojtje Luizit.

Ndryshimi i Kiarës është vënë re edhe nga banorët e tjerë të cilët e kanë pyetur për arsyen, por Kiara ka preferuar të përgjigjet thjesht: Jam e zhgënjyer.

Pjesë nga biseda me Ronaldon:

Kiara: Boll ë, boll durova. Boll se nuk e di sa kam mbajtur në shpinë. Mjaft. Mos kthe përgjigje, mos këtu se është turp, mos këtu se është frikë, mos këtu…po prit se njeri jam edhe unë.

Ronaldo: Po ti pse i ke bërë ato gjëra kur ke qenë këtu brenda.

Kiara: O zemra gam gabuar, kam gabuar si dreqi. Në shumë momente mund të kem vepruar nën presion, me frikë. Por të përfitoj nga një njeri tjetër, nga një person që e quaj shoqe, vetëm sepse është momenti që unë ta shaj, të përfitoj un këtë gjë s’e bëj kurrë. Nuk ka nevojë as të më shash, as të më mbrosh. Mos thuaj asgjë, lëre!

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img