Policia ka arrestuar dy të dyshuar, një shtetas të Malit të Zi dhe një nga Bosnja e Hercegovina në Zubin Potok.
Arrestimi i tyre ka ndodhur si rezultat i kalimit ilegal të kufirit.
“ Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull Shtetas i Malit të Zi dhe një femër shtetase e Bosnjës dhe Hercegovinës pasi që me veturën e tyre, përmes rrugëve alternative të fshatit Banjë të komunës së Zubin Potokut, kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/