-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kaloti zbulon se prapa ndryshimit të emrit të Instagramit të Luizit qëndron Top Channel

Ndryshimi i Instagramit i Luiz Ejllit duket se fsheh diçka tjetër pas, e jo nuk janë familjarët. Anaid Kaloti, sqaroi sot në një video-live në ‘Tik Tok’ se pas ndryshimit të rrjetit social fshihet “Top Channel”.

Ai u shpreh se e gjitha nisi pas hapjes së ‘Go fund me’, atëherë kur media nisi një rrugë ligjore duke kërkuar të drejtën e imazhit pasi Luizi është pjesë e atij formati.

Anaidi tha se ‘Top channel”, ka arritur të marrë firmën e Luizit duke i thënë se imazhi i tij po keqpërdoret jashtë shtëpisë.

“Mbasi ka hyrë B52 në shtëpi, Jurgenës i është tentuar t’i merret faqja, këtë mund ta pohojë dhe vetë ajo me zë e figurë, dhe nga Meridiani dhe nga avokati i Top Channel. Në momentin që është hapur “Go fund me” pa lejen e Luizit, me foton e Luizit dhe me fytyrën e Luizit dhe me kauzën e Luizit, Top Channel i lind e drejta që të thotë se imazhi jot po keqpërdoret jashtë, ja ku e ke letrën, firmos.

Nuk dihet si qëndron e vërteta mirëpo duhet pranuar se menaxhimi i rrjetit social nga e motra, Ina, ndodhi shumë papritur. Në rrjet pyetjet janë të shumta si; pse e morën përsipër deri tani? Pse pikërisht tani, kur u hap ‘go fund me’?

I vetmi që mund të sqarojë publikun është Luizi e do na duhet të presim derisa ai të lërë shtëpinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img