Ka kaluar në Qeveri miratimi i pagës minimale.
Kryeministri Albin Kurti tha se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë 300 mijë punëtorë.
“Nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë”, tha Kurti, teksa shtoi se rritja e pagës minimale ka qenë synim i qeverisë së tij.
Në ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me miratimin e këtij projektligji do të rriten pagat e punëtorëve me pagë të ulët.
“Projektligji në fjalë e ka për qëllim që të plotësojë dhe ndryshojë ligjet të cilat lidhen me shumën e benificioneve ose kompensimeve në pagën minimale si dhe të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhurat personale dhe të ndryshojë procedurën e vendosjes së pagës minimale. Me miratimin e këtij projektligji paga minimale do të shërbejë vetëm për të rritur pagën e punëtorëve me pagë të ulët ”, ka thënë Murati.
Sipas kësaj rritje thotë Murati, punëtorët do të paguhen 1.5 euro për 1 orë punë.
“Miratimi i këtij projektligji në Qeveri dhe në Kuvend i hap rrugë sjelljes në Qeveri të vendimit për rritje të pagës minimale prej 264 euro bruto ose përkthyer në ore, 1.5 euro ora”, tha më tutje ai.