1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kalon në senacë të mbyllur procesi gjyqësor për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit nga Podujeva

Po mbahet seanca gjyqësore për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.

Por ka kaluar në senacë të mbyllur procesi gjyqësor i rastit të vrasjes së 18-vjeçarit.

Më 1 prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Fejzullahut.

Dy të dyshuarve u është ngarkuar vepra penale “Vrasje e Rëndë” në aktakuzë.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e kishin konfirmuar se më 25 mars është paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të miturit për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 25.03.2024, ka paraqitur Propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të miturit, ndaj dy personave (të mitur), për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë” në bashkëkryerje, pranë gjykatës kompetente”,kështu tha Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img