Nga 92 deputet të pranishëm, me 80 vota pro, kundër dhe abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit kufitar me Malin e Zi.
Seanca u ndërpre disa herë, pasi deputetë të Vetëvendosjes, hodhën bombola të gazit lotsjellës nëv sallën e seancave.
Demarkacioni ishte edhe njëri nga kushtet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm.
Pro kësaj marrëveshje ishte koalicioni qeverisës dhe LDK-ja, derisa e kundërshtuan Vetëvendosje, deputetët e pavarur dhe Lista Serbe.
Marrëveshja e parë e demarkacionit ishte nënshkruar në vitin 2015, dhe sot ishte hera e katërt që erdhi në Kuvend për miratim.