Site icon PrishtinaPress

Kaloi ilegalisht kufirin për në Kosovë, i dyshuari serb deportohet për në shtetin e Serbisë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në fshatin Karaçevë, është ndaluar një person i nacionaliteti serb.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës.

Ndërsa, në raport thuhet se me vendim të gjykatës i dyshuari është deportuar për në shtetin e Serbisë.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Fshati Karaçevë 01.11.2023 – 22:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-R. Kosovë. Me vendim të gjykatës i dyshuari është deportuar për në shtetin e Serbisë.”

Exit mobile version