Një video e publikuar në Tik Tok shfaqë një skenë të rrallë dhe të shëmtuar në Prishtinë.
Një festë u shndërrua me pamje si në filmat aksion ku disa qytetarë shihen me armë të gjata e të shkurta duke shkrepur në ajër.
Videoja e publikuar në Tik Tok raportohet të jetë shlyer pak minuta pas publikimit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur para pak ditësh në Prishtinë.
Se çfarë feste ishte dhe kush bëri “filmat” skaj rruge e në ambient të hapur, me siguri që Policia e Kosovës do të marr së shpejti informacione të detajizuara!/Indeksonline/