Përfaqësueset e Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, për herë të shtatë do të dorëzojnë kallëzime penale kundër kriminelëve serbë, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës- Departamenti për krime Lufte.
Dorëzimi i kallëzimit penal do të bëhet sot, në ora 13:00, thuhet në njoftimin e Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte.
Ndryshe pesë kallëzime penale ndaj Serbisë për krime lufte në Kosovë janë dorëzuar më 28 qershor të këtij viti në Prokurorinë Speciale.
Kallëzimet janë dorëzuar respektivisht në Departamentin për krime Lufte që udhëhiqet nga prokurorja speciale Drita Hajdari.