Transferimi i Armando Brojës te Ipswich Town nga Chelsea po thuajse ka dështuar.
Kështu ka njoftuar gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano.
“përkundër që lojtari ka udhëtuar për teste mjekësore… marrëveshja thuajse ka dështuar pasi Chelsea, Ipswich dhe kampi i tij po kërkojnë opsione tjera”, ka thënë Romano.
Ipswich kishte rënë dakord për një marrëveshje me Chelsean që shqiptari të kalonte sezonin me ta. Një nga kushtet ishte që skuadra e Kieran McKennas do të nënshkruante me Brojën për 30 milionë funte nëse do të arrinin të qëndronin në vitin e parë të kthimit në Premier League.
Broja nuk është pjesë e planeve të Enzo Marescas në Chelsea, i cili është përpjekur të gjejë një blerës për produktin e akademisë. Everton ka monitoruar situatën dhe mund të lëvizë për Brojën nëse shesin Beton ose Neal Maupayn.