Për shkak të situatës së pandemisë me Covid- 19, në të cilën gjendet Kosova, Teatri Kombëtar të Kosovës dhe Teatri i Gjilanit kanë marrë iniciativë për krijimin e një kalendari online të përbashkët për muajin prill. Kësaj iniciative i janë bashkangjitur edhe Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, “Qendra Multimedia”, “Teatri Oda” dhe Teatri “Urban”.
Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 20:00 dhe jepen online / livestream përmes linkut, që publikohet ditën kur është planifikuar shfaqja, në profilet zyrtare në Facebook të të gjitha teatrove përkatëse.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit fton të gjithë dashamirët e artit dhe teatrit në veçanti, të mos e humbasin këtë mundësi të mirë që të ndjekin këto shfaqje.
Mesazhi i kësaj iniciative është: Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!
#rrinshpishikoteater #teatrikombetar #teatriigjilanit #teatriigjakoves #teatriiprizrenit #teatriiferizajit #qendramultimedia #teatrioda #teatriurban