1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kajtazi: Vizita e shefit të CIA-s në rajon ishte qortuese – ata që s’ndryshojnë, ndëshkohen

Ekspert i sigurisë, Fadil Kajtazi, sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me vizitën e drejtorit të CIA-s, William Burns.

Ai u shpreh se vizita e tij në rajon ishte një vizitë qortuese për shtetet që i vizitoi, përcjell Klankosova.tv.

Kajtazi tha gjithashtu se ata që pretendojnë mos të ndryshojnë, sipas tij, do të ndëshkohen rëndë,

“Ajo që ne si njohës të këtyrë çështjeve dhe që i shikojmë gjërat nga jashtë, mund të them se vizita është në kontekstin e ngjarjeve që janë duke ndodhur aktualisht në botë, të fokusuara në luftën në Ukrainë, për arsye se kemi zhvillime të reja, kemi për herë të parë në historinë e Rusisë, pas Luftës së Dytë Botërore, ushtarakisht kalon dikush, hyn në territorin rus, duke pasur parasysh egon e presidentit Putin, kjo mund të sjell probleme serioze. Vizita e shefit të CIA-s në rajon ishte një vizitë qortuese për shtetet që i vizitoi”.

“Ata që pretendojnë mos të ndryshojnë, unë mendoj se do të ndëshkohen rëndë, tash cili do të jetë ndëshkimi unë nuk mund ta them nga ky pozicion, mirëpo ata që vazhdojnë të bëjnë probleme do të ndëshkohen rëndë”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img